Kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë, Hashim Thaçi, në mbledhjen e grupit të PDK-së, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit do të bëhet shumë shpejt dhe në bazë të procedurave demokratike.

“Zgjedhja e presidentit do të bëhet shumë shpejt dhe do të mbyllet procesi i rregullt i zgjedhjes së presidentit dhe marrëveshjet e koalicionit. Procedurat për zgjedhjen e presidentit do të jenë demokratike dhe komfort me ligjet”

, është shprehur Thaçi.

Ndërsa për sa i përket vendosjes së tendave në shesh nga opozita, Thaçi ka thënë se është e drejtë e çdo njërit të protestojë dhe të festojë.

“Ne jemi vend demokratik dhe secili ka drejtën të protestojë apo të festojë.”/tvklan.al