Zgjedhje të parakohëshme dhe referendum në të njëjtën ditë, nëse Reforma në Drejtësi nuk miratohet brenda Korrikut në parlament, propozim i bërë nga deputeti socialist Pandeli Majko, duket se është zgjidhje që mbeshtetet vetëm nga ai në selinë rozë.

Kryeministri Rama, si zakonisht nuk pranon të bëjë komente mbi komente. I pyetur nga Televizioni Klan, ai as nuk tundohet ta dëgjojë pyetjen tonë deri në fund.

Saimir Tahiri thotë se Partia Socialiste ka një qëndrim publik për Reformën në Drejtësi, duke anashkaluar të komentojë deklaratat e Deputetit Majko.

Të tjerë në Grupin Parlamentar socialist, duken krejtësisht të painteresuar për propozimin e Majkos.

Në postimin e tij, ish – Kryeministri socialist, që është dhe anëtarë i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, propozon që shqiptarët të shkojnë drejt kutive të votimit në të njëjtën ditë për të vendosur për parlamentin e ardhshëm dhe drejtësinë, për të mos e lënë Partinë Demokratike që ta mbajë peng reformën.

Tv Klan