Pas dekretimit të Presidentit Bujar Nishani  për datën e zgjedhjeve për kryetar Bashkie në Kavajë, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk to të marrë pjesë jo vetëm në zgjedhjet  në Kavajë, por edhe në zgjedhjet e 18 qershorit dhe ky vendimi është i pa revokueshëm.

Paloka tha se,

Presidenti Nishani zbatoi detyrimin kushtetues, por ju jeni në dijeni të vendimit që ka marrë jo vetëm PD por gjithë opozita, nuk ndryshon asgjë nga ai vendim. Zgjedhje me Edi Ramën, me bandën, paratë e pista të drogës dhe me kriminelë në Shqipëri nuk do të ketë, në Kavajë apo cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë. Vendimi i opozitës është i parevokueshëm dhe nuk është thjesht vendim i disa partive politike të bëra bashkë por një vendim i marrë nga qytetarët me 18 shkurt.

/tvklan.al