Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot katër kandidatë të tjerë për zgjedhjet vendore.
Në Peqin ajo vendosi te kandidojë Albert Krecin.
Aktualisht ai mban detyrën e kryetarit të komunës së Pajovës.
Për Burrelin është përzgjedhur Nezir Rizaveni.
Në Klos do të kandidojë Basir Çupa dhe në Pukë Rrok Doda, në Divjakë Irakli Gorea dhe në Belsh, Asqeri Kuqja.
Kandidaturën për Tiranën Partia Demokratike pritet ta shpallë gjatë javës së ardhshme.
Ndërkohë që ajo ende nuk ka mbyllur negociatat me aleatët, veçanërisht me republikanët që kërkojnë kandidimin e Agron Dukës në Durrës.
Tv Klan












Botërori 2026 