Një adoleshente është shpallur e humbur në qytetin e Durrësit. Ka qenë babai i saj 43- vjeçari me inicialet B.L, i cili ka bërë një kallëzim në policinë e qytetit bregdetar duke denoncuar humbjen e vajzës së tij.

Mësohet se vajza me inicialet S.L 15 vjeçe, banuese në Arapaj, Durrës është larguar nga banesa e saj ditën e mërkurë rreth orës 15:30 dhe më pas nuk është kthyer.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e adoleshentes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al