Tirana është një nga qytetet më të zhurmshme në vend. Monitorimet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, flasin për ndotje akustike mbi limitet e përcaktuara nga Bashkimi Europian si ditën ashtu edhe natën.

Bashkëjetesa me zhurmat, na çon në ulje të dëgjimit, por edhe pagjumësi dhe në probleme të tjera të shëndetit mendor.

Ekspertët e mjedisit janë të mendimit, se duhen marrë masa që do të çonin në ulje të nivelit të ndotjes akustike.

Ndotja akustike është një problem edhe Fier, Vlorë, Korçë apo Sarandë. Këtë vit, Agjencia Kombëtar e Mjedisit do të monitorojë ndotjen në 10 qytete, nga 7 që ka monitoruar më parë. 

Tv Klan