Një 85-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së mërkurës në Devoll. Shkak është bërë një zjarr i rënë në shtëpinë e saj, rreth orës 22:30 të mbrëmjes në fshatin Bitinckë.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses dhe policisë flakët i kanë marrë jetën të moshuarës, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.

Paraprakisht, policia thotë se ngjarja është aksidentale. Megjithatë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al