Pesë pacientë kanë humbur jetën në një spital Covid në Saint Petersburg në Rusi. Pacientët kanë në qenë në respirator pasi ishin të infektuar me koronavirus, raporton BBC.

Zjarri nisi si pasojë e një qarku të shkurtër në një prej ventilatorëve, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Dyshohet se shkak ishte mbingarkesa në rrjetin e spitalit për shkak të ventilatorëve.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

150 pacientë të tjerë u evakuuan nga spitali. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim nga policia. /tvklan.al