Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore në fshatin Krastë të Elbasanit, që vijon prej disa orësh.

Zjarrfikësit dhe banorë të zonës u përpoqën të shuanin flakët e zjarrit, megjithëse kjo duket e vështirë.

Tashmë flakët janë përkeqësuar dhe po i afrohen banesave të fshatit duke rrezikuar banorët. Zjarrfikësja e ka të vështirë të ndërhyjë për shkak të terrenit të vështirë. E vetmja rrugë për shuarjen e flakëve është ndërhyrja nga ajri.

/tvklan.al