Asnjë nga shkollat e 9- vjeçare apo të mesme nuk ka nisur me shpërndarjen e dëftesave. Edhe pse mësuesit e kanë përfunduar nxjerrjen e rezultateve janë në pritje që ministria e arsimit tju’ shpërndajë dokumentin që zyrtarizon vlerësimet e nxënësve.

Fillimi i muajit korrik është thuajse periudha kur nis shpërndarja e dëftesave, por këtë vit drejtuesit e shkollave nuk dine të thonë se kur do të nise plotësimi e me pas shpërndarja e tyre.

Shkak për këtë vonese është bërë mosrealizimi i tenderit për printimin e dëftesave nga Ministria e Arsimit.

Burime pranë kësaj ministrie thane se tenderi duhet te ishte realizuar ne muajin prill. Televizioni Klan  u interesua për këtë çështje pranë Ministrisë së Arsimit, por nuk mori asnjë përgjigje.

Tv Klan