borxhi

Zyrtarë të lartë grekë i thanë agjensisë së lajmeve Reuters se Greqia nuk do t’i kthejë huanë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Afati i fundit për shlyerjën e 1.6 miliardë eurove ishte 30 Qershori, kur skadon edhe plani  shpëtimit.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras u përpoq më kot të bindte zyrtarët europianë, në bisedat  telefonike mbremjen e së hënës- për  ta zgjatur programin deri më 5 korrik, kur zhvillohet edhe referendumi.

Sondazhi i agjencisë së lajmeve Reuters, ku u pyetën mbi 70 ekonomistë dhe tregtarë tregoi se mundësia për të dalë nga eurozona ishte 45 %, më e lartë nga 30 % -shi i rregjistruar javën e kaluar.

Udhëheqësit europianë patën tone të ashpra ndaj Qeverisë greke. Ata u bënë thirrje grekëve të votojnë “Po”-në në fletënvotimin per referendumin. Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e gatshme per nisjen e bisedimeve pas 5 korrikut.

Presidenti francez, Fransua Holond bisedoi ne telefon me presidentin amerikan, Barak Obama. Sic raportojne mediat e huaja, ata u zotuan për të punuar së bashku për rinisjen e bisedimeve,  për ti gjetur zgjidhjen krizës greke dhe për të garantuar stabilitetin financiar të Greqisë.

Tv Klan