Ashtu si në çadër, Lulzim Basha akuzoi mediat kur u pyet për deklaratën e bërë të mërkurën nga Zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brajen Jii, se opozita po bllokon zgjedhjet.

Zoti Basha keni deklaruar që keni mbështetjen e Uashintonit për zgjedhjet, por Zëvendësndihmës Sekretari amerikan thotë se ju po bllokoni zgjedhjet dhe se ato duhet të mbahen në 18 Qershor?

“Këtë po e thoni ju, mesazhet për mesazhet imerrni tek mesazhi mëngjesit.”

Por çfarë deklaroi Zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jii në një intervistë dhënë për Radio Televizionin e Kosovës.

“Shqipëria do të, do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj në afatin e duhur në Qershor, me 18 Qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe jo që t’i bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme, ne besojmë se opozita dhe qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta.

Ky mesazh i Zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Hojt Brajen Jii iu drejtua opozitës shqiptare gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës, pak pasi Lulzim Basha deklaroi se kishte marrë mbështetjen e Uashingtonit për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan