#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Futbollistja më e mirë gjermane e të gjitha kohërave, Steffi Jones e ka nisur karrierën e saj me ekipin e djemve deri në moshën 17-vjeçare, më pas u bë kapitene e ekipit të Gjermanisë perëndimore për femra. Futbollistja më e mirë e Gjermanisë, një nga më të mirat e Europës, me një baba afro-amerikan dhe nënë gjermane, sot është ambasadore e UEFA-s dhe njëkohësisht përfaqësuese e Federatës gjermane dhe kreu më i lartë i futbollit të femrave në Gjermani. Jones ka publikuar një libër për jetën e saj që tregon se iu dedikua sportit si pasojë e diskriminimit që kishte për arsye të ngjyrës së lëkurës në Gjermani dhe për preferencën e saj në raportet me gratë.