#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për më shumë se 7 orë në SPAK, ku është pyetur lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen për inceneratorin e Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, kryebashkiaku Veliaj ka thënë se dëshminë e tij prej 7 orësh, e ka dhënë si bashkëpunëtor teksa ka shtuar se ka dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për inceneratorin e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj ka thënë se ndihet më i lehtësuar që më në fund pati dhe ai mundësinë që të thotë fjalë e tij teksa ka shtuar se kolegët hetues i kanë kërkuar të për çështje të sekretit hetimor të mos i ndajë me gazetarët provat e tjera që ka sjellë Bashkia e Tiranës në SPAK.

Baton Haxhiu: Erion Veliaj sot ka bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin

“Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik? A e di ai tjetri se çfarë kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri, e shohin akoma me më përbuzje dhe prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë se njerëzit më të poshtër që ata i kanë përzënë nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi” , ka qenë kjo deklarata që ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pasi ka dhënë dëshminë e tij për 7 orë në SPAK për çështjen e inceneratorit.

Në lidhje me këtë deklaratë, drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu ka pyetur analistin Baton Haxhiu nëse kishte të bënte më të kur Veliaj akuzoi analistin, për të cilin tha se “nuk e duan në Kosovë” teksa shtoi se “kishte kërkuar shifra të panevojshme për sonazhet që nuk i bën”.

I ftuar në emision, Haxhiu tha se vetëm 3 herë e ka takuar në jetë kryebashkiakun Veliaj me të cilin tha se ka bërë biseda sipërfaqësore dhe hodhi poshtë të ketë folur ndonjëherë për sondazhe me të. Gjatë fjalës së tij, Baton Haxhiu tha se sipas tij, Erion Veliaj sot ka shkuar dhe bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin.

Blendi Fevziu: Baton për ty e kishte këtë? Ty të kanë përzënë nga Kosova?

Baton HaxhiuKjo është serioze. E para e punës është shumë primitive, bota është vend i lirë dhe veprimet dhe vendimet e njerëzve bëhen në secilin vend ku ata mendojnë se duhet të shkruajnë, ose duhet të japin mendim. E dyta, nuk e di a e dini historinë e Falkones, Tomasho Busketa i cili në një moment është penduar dhe filloi të bashkëpunojë me Falkonen, gjyqtarin e famshëm dhe kur ka filluar të bashkëpunojë, a e dini se çfarë ka ndodhur me Tomasho Busketën? Ka pushuar së qenuri mafioz. Sot, Erion Veliaj ka shkuar dhe bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë?

Baton HaxhiuUnë nuk kam ardhur për këtë gjë. E kam një reagim për arsye se ka fjali që një kryebashkiak nuk flet për mediat, për mënyrën se si ata i qasen një kryebashkiaku që bën punë publike dhe ai nëse përdor për 4 gazetarë, të cilët kanë pasur një qëndirm, ndërsa unë nuk kam thënë asgjë, ndërsa unë kam thënë që “po të isha Baton Haxhiu dhe të isha kryetar i bashkisë nuk do të hezitoja dhe do të jepja dorëheqjen”. Por kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i ka 2 çështje brenda vetes, morale dhe politike. Le ta zgjedhë cilëndo, nëse ai nuk e zgjedh çështjen morale domethënë që nuk jep dorëheqjen, i mbetet ajo politike dhe votuesit vazhdojnë. Nuk kam thënë asgjë tjetër. Meqenëse ai ka përdorur fjalën poshtërsi, fjalën përzërje, faturim i shtrenjtë, kurrë asnjëherë për sondazhe nuk kam folur me Erion Veliajn. 3 herë e kam takuar në jetë, 3 herë vetëm dhe bisedat e mia me Erion Veliajn janë krejt sipërfaqësore. Mua këto deklarata nuk më hutojnë. Si shqiptar i Kosovës, ne e kemi fituar betejën me ata të cilët flasin kështu. Veliaj deklaroi vetë që “po shkoj të bashkëpunoj me prokurorin” dhe unë e përmenda rastin e Falkones. Nuk e krahasova, vetëm ja mora shembullin. Nëse drejtorët e tij janë akuzuar për krim të organizuar, nëse ata që punojnë me të, atëherë më fal, por kur fillon e bashkëpunon me prokurorin e ndërron rolin dhe pushon së qenuri kriminel dhe je bashkëpunëtor i tyre.

/tvklan.al