Për Lulzim Bashën 105-vjetori i Policisë së Shtetit i gjen uniformat blu të tradhëtuar nga drejtuesit politikë. Si shembull kreu i demokratëve sjell efektivët apo drejtuesit e policisë të vrarë nga dora e krimit, një prej të cilëve dhe Artan Cuku, shtëpine e të cilit ai e vizitoi këtë të shtunë.

Lulzim Basha:

“Policia ndodhet në një moment tragjik sepse, nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe oficerët e policisë ishin në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të kupolës drejtuese të policisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve politike të vendit, dhe janë drejtuesit dhe punonjësit me integritet të policisë që kanë marrë arratinë apo janë ekzekutuar nga dora e krimit, siç janë rastet e njohura të drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, dhjetëra punonjësve të tjerë të policisë të cilët janë  goditur nga krimi për të vetmen arsye, sepse nuk dinin të ktheheshin pas në luftën kundër krimit”.

Në situatën ku ndodhet krimi dhe korrupsioni, Basha thotë se nuk beson tek vettingu i policisë.

Lulzim Basha:

“Vettingu nga Fatmir Xhafa apo Edi Rama apo kjo shumicë e bërë njësh me krimin, është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet, kur qeverisja të pastrohet nga politikanët e lidhur me krimin. Asnjë vlerë nuk kanë manovrat dhe fasadat. Ndaj zgjidhja për pastrimin e policisë dhe kupolës së policisë nga shërbëtorët e krimit fillon me pastrimin e qeverisë dhe dhënien fund të aleancës së krimit, që mishërohet nga ky kryeministër, nga ministri i Brendshëm dhe gjithë figurat politike të kësaj mazhorance”.

Edhe në një takim që ka organizuar në Vlorë me strukturat e PD përpara protestës së 27 Janarit, Basha foli për lidhjet që krimi i organizuar ka sipas tij me qeverinë Rama.

Lulzim Basha:

“Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do t

ë dëgjoni se si shqetësimit se 

mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet – nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty

“.

Basha thotë se bashkimi i shqiptarëve në protestën e 27 Janarit do të rrëzojë qeverinë Rama.

Tv Klan