12 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 110 testime që janë kryer.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet pozitive janë 5 në Tiranë, 4 raste në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë.

 Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

 Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika ( 16 Prill 2023)

 Raste të reja ditore               12

 Të shëruar në 24 orë            9

 Të shtruar në spitale             9

 Humbje jete në 24 orë           0

 Testime ditore                        110

 Testime totale                   2,052,830

 Raste pozitive                      334,082

 Raste të shëruara                  330,303

 Raste Aktive                             175

 Humbje jete                              3,604

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë                      145

Vlorë                         14

Shkodër.                    6

Fier                             5

Elbasan.                     4

Korçë.                          1