Barcelona është një ndër skuadrat që shet më shumë bluza anekënd botës. Dhjetëra miliona shiten çdo vit.

Por, një vendim i çuditshëm vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të dënojnë me deri në 15 vite burg dhe me 135 mijë dollarë gjobë çdo person që kapet me bluzën e Barçës.

Arsyeja nuk ka të bëjë me Barcelonën, por me sponsorin kryesor të ekipit spanjoll, “Qatar Airways” në bluza.

Të hënën e kësaj jave, Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë vendosur embargo totale kundër Katarit, përfshirë edhe ndaj kompanisë ajrore “Qatar Airways”.

Por armiqësia e Emirateve të Bashkuara arabe duket se ka kaluar në ekstrem, duke bllokuar në vend çdo produkt që mund të reklamojë katarianët.

 Kontrata e Barcelonës me “Qatar Airways” skadon më 30 qershor këtë vit, ndërsa pas kësaj date katalanasit do të mbajnë në gjoks emrin e kompanisë së shitjeve online nga Japonia, “Rakuten”.

 /tvklan.al