Një aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Seman në vendin e quajtur “Ura e Baçinozit”.

Një makinë tip “BMW” siç duket nga pamjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Policia thotë se si pasojë e ngjarjes është dëmtuar shoferi i makinës, një 21-vjeçar. Ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al