Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë lëndë narkotike. I arrestuari është Joan Haska 36 vjeç nga fshati Mashkullorë i Gjirokastrës.

Policia bën me dije se 36-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij me targa AA 190 CN dhe tentoi të kalonte nga pika kufitare Tre Urat në Përmet për të shkuar drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në një vend të përshtatur në shasin e mjetit u gjet 13.5 kg kanabis sativa.

Joan Haska u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për trafik droge.

/tvklan.al