Katër persona mes tyre edhe kryeplaku i fshatit Durisht në Tiranë kanë përfunduar në pranga për kultivim bimësh narkotike dhe moskallëzim krimi.

Policia gjeti një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në fshatin Durisht dhe arrestoi në flagrancë 64-vjeçarin Shefqet Memoci, 80-vjeçarin Zeqir Memoci, 53-vjeçarin Fiqiri  Memoci dhe kryeplakun e fshatit Durisht, 68-vjeçarin Myslim Spahiu.

Policia tha se një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve  është asgjësuar me zjarr.

Tre prej të arrestuarve akuzohen për “Kultivim të bimëve narkotike”, ndërsa kryeplaku i fshatit akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim të krimit”./tvklan.al