Një pengmarrje ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 17:30, në fshatin Broj, Njësia Administrative Kelmend.

Sipas policisë, Nikë Volaj dyshohet se ka marrë peng, nën kërcënimin e armës, 26-vjeçarin me iniciale F. V. 26 vjeç, banues në këtë fshat.

Pas negocimit me policinë, 40-vjeçari Volaj, u vu në pranga.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, një automatik me një krehër me fishekë.

Paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë./tvklan.al