“Don Kishoti i Mançes”, libri artistik më i mirë i të gjitha kohërave, ishte rezultati i sondazhit me shkrimtarët më të njohur në vitin 2002.

Kur ky vit shënjon 400 – vjetorin e vdekjes, Miguel de Cervantes, vjen përmes fotografisë në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Realizuesi është Jose Manuel Sava. Ai e prezanton shkrimtarin spanjoll në formën e një udhëtimi të vendeve ku kaloi ai dhe personazhet e librave të tij.

Një ndër to është Kalaja e Ulqinit ku thuhet se Cervantes qëndroi pesë vite pasi u kap rob nga piratët e zonës.

Para konceptimit të ekspozitës, artistit studioi “Don Kishotin e Mançes” që shqipërimi i parë është bërë nga Fan Noli, për t’i sjellë në kohë dy karakteret, kalorësin Don Kishot dhe shërbëtorin Sanço Panço.

Tv Klan