Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për dhunë në familje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bashkëshortja e tij E.Nushaj kishte bërë denoncim në polici se burri i saj Bujar Nushaj e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht. Pas kallëzimit, uniformat blu shkuan për ta arrestuar dhe në banesë në fshatin Babicë i gjetën 12.5 kg kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e dytë në fshatin Penkovë, policia gjeti edhe 13.5 kg kanabis. Por, 53-vjeçari nuk ka qenë në asnjërën prej banesave dhe është shpallur në kërkim./

tvklan.al