Ditë feste dhe proteste, e ka cilësuar Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi 8 Marsin.

Nga auditorët e Universitetit të Shkencave Sociale, ku u prezantua video fituese e fushtës ndërgjegjësuese kushtuar dhunës me bazë gjinore, Ministri Klosi tha se Shqipëria renditet ndër vendet me përfaqësim të lartë të grave në nivel drejtues.

Sakaq në një takim të zhvilluar me homologun e tij të rajonit të Emilia Romagnas, në mjediset e Ministrisë së Mirëqënies, theksi u vu tek rëndësia e arsimit profesional dhe përcaktimi i modelit, që do të ndjek Shqipëria në këtë fushë.

Tv Klan