Më të prekura Elbasani, Dibra, Korça e Kukësi

Në Shqipëri, 9% e popullsisë rezulton përfituese e ndihmës ekonomike. 70% e tyre janë të vendosur në zonat rurale të qarqeve Elbasan, Dibër, Korçë dhe Kukës. Të dhënat zyrtare tregojnë se janë mbi 226 mijë persona, të cilët jetojnë me të ardhura vetëm nga ndihma ekonomike.

“75% e përfituesve të ndihmës ekonomike në moshë pune i përkasin grup-moshës nga 18 deri në 50 vjeç dhe shumica kanë përfunduar arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm.”

Nga të dhënat e programit të mbështetjes me ndihmë ekonomike, 5% kanë përfunduar shkollën fillore  dhe rreth 4% nuk kanë mbaruar asnjëlloj shkolle. Për shkak të mospasjes së një pune, këta persona janë futur në skemën e mbështetjes së ndihmës ekonomike. Sfida kryesore mbetet punësimi për të shkëputur zinxhirin e varfërisë në këto familje.

“Gjithashtu, mbështetja e fëmijëve të familjeve në ndihmë ekonomike me arsim dhe e të rinjve të këtyre familjeve për punësim është sfidë e rëndësishme për të mundësuar këputjen e zinxhirit  të varfërisë dhe   për të mos lejuar trashëgiminë e varfërisë ndër breza dhe në  veçanti reduktimin e varfërisë së fëmijëve”.

Ndihma ekonomike për një familje përcaktohet nga struktura e saj, por ajo nuk mund të jetë më pak se 10 mijë Lekë të reja ku përfshihet edhe kompensimi i Energjisë Elektrike dhe subvencionin e arsimit të detyruar për fëmijët.

Tv Klan