Skuadra e Kroacisë për Euro 2024 po merr formë, me Zlatko Daliç si arkitekt dhe Luka Modriç si një shembull frymëzues.

Veç tij janë edhe veteranët si Mateo Kovaçiç apo Ivan Perisiç, por në përbërje ka edhe yje të rinj si Josko Gvardiol dhe Josip Sutalo.

Nuk ishte rastësi finalja e Botërorit në 2018 apo edhe arritja në botërorin e 2020 duke humbur me Argjentinën në gjysmëfinale, pasi eliminoi Brazilin.

Euro 2024 është turneu i fundit i madh për disa lojtarë të Kroacinë, por veçanërisht për Luka Modriç i cili është thuajse 39 vjeç.

Maestro i Real Madridit është një operator me cilësi të lartë në mesfushë dhe vazhdon ta tregojë veten të nevojshëm për kombëtaren.

Kroacia pritet që në finalet e Gjermanisë të bëjë një eksperiment me rrezik dhe shpërblim të lartë në një ambient ku presioni do të jetë shumë i madh.

Kjo skuadër do ta ketë të vështirë me Spanjën dhe Italinë, por nga ana tjetër Shqipëria nuk duhet anashkaluar.

Sipas analizave, dhe statistikave, kombëtarja kuqezi nuk është e lehtë. Fakti që në Europian rezultoi një nga mbrojtjet më të mira me 4 gola të pësuar është një arsye që kroatët të ulen e t’i bëjnë mirë llogaritë.

Analistët vlerësojnë kapitenin Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshitin si shtyllat kryesore të skuadrës të aftë të izolojnë sulmuesit kundërshtar dhe ta bëjnë të vështirë për ta goditjen e portës.

Në arenën ndërkombëtare, në krahasim me tre skuadrat e tjera të grupit B, Shqipëria është ekipi me shumë të panjohura. Skuadër e re në përbërje me futbollistë me pak eksperiencë në gara ndërkombëtare, por me dëshirë për të bërë gjëra të mëdha.

Rreziku i eksperimentit të Kroacisë qëndron pikërisht tek Shqipëria, nëse e nënvlerëson kombëtaren kuqezi.

Tv Klan