Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se akuzat se marrëveshja e Demarkacionit dhe punët rreth kësaj çështje nuk ishin transparente, por djallëzore.

Madje, Abdullahu këto akuza i cilësoi si tradhti, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Akuza e dëgjuar se shumë punë që janë bërë rreth demarkacionit nuk kanë qenë transparente, janë po aq djallëzore sa edhe akuza sepse kjo punë është baraz me tradhti, bile edhe me keq se kaq. Është kështu për dy arsye:

E para, sepse ata që konkludojnë se është mbajtur kjo punë fshehur duan të nënkuptohet se apriori është planifikuar shitja (falja) e tokës dhe kjo është mbajtur e fshehur që gjërat të sillen para aktit të kryer. E neveritshme.

E dyta, ata që e thonë këtë duan ta justifikojnë pasivitetin e tyre prej deputeti dhe jo vetëm me faktin se nuk paskan mundur ta dinë se çfarë po ndodhë, prandaj nuk kanë mundur të reagojnë me kohë. E pasinqertë./tvklan.al