Floriana Garo dhe Flutura Açka kanë pasur një përballje mbrëmjen e sotme në emsionin “Opinion” në Tv Klan.

Teksa ka folur për foltoren e Berishës, Garo ka thënë se i duket e çuditshme se si disa personave mund t’u lezetojë kaq shumë karrigia e deputetit.

E pyetur nga Blendi Fevziu se cilit nga paneli i të ftuarve po i lezeton më shumë, Garo ka marrë si shembull deputeten, Flutura Açka.

Ka qenë kjo deklaratë e Florianës që ka bërë që në studio të ndizet një debat. Më pas Açka është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një episod të kaluar kur sipas saj, Garo i është drejtuar Bashës me “zoti kryeministër” gjatë një takimi me zonjat në Durrës.

Floriana Garo: Më vjen çudi që kaq shumë të të lezetojë karrigia e deputetit.  

Blendi Fevziu: Po kujt po i lezeton nga këta?

Floriana Garo: Në këtë rast edhe zonjës Açka. Unë kam patur shumë respekt dhe kam qenë shumë e lumtur kur zonja Açka ka ardhur në Partinë Demokratike sepse kam menduar se është një zonjë me një frymë të djathtë që do të sjellë diçka ndryshe. Po të thuash se nuk e di se kush e ka shumicën, kjo është e çuditshme.

Flutura Açka: Unë nuk kam hyrë në entuziazmin tënd, ti je në adrenalinën e foltores, unë nuk jam.

Floriana Garo:  Ju nuk i keni parë foltoret zonja Açka.

Flutura Açka: Ja të shpjegoj dhe unë diçka…E dashur Floriana, këtu pavarësisht se më shikon si deputete, apo si politikane, unë nuk jam politikane tamam, tamam, dhe i shoh gjërat më me realizëm se ty.

Kemi qenë në një takim në Durrës dhe ti e drejtove takimin në Durrës me zonjat demokrate. Kur fola unë i thashë “Zoti Basha” sepse unë nuk i them dot kryeministër një njeriu që nuk është zgjedhur dhe ti ju drejtove “zoti kryeministër i Shqipërisë”, që do të thotë se kush është më e besueshme? Kështu i thoni dhe tani zotit Berisha.

Pa pritur të bëhet Kuvendi, ju i thoni Z.Berisha – zoti kryeministër.

Floriana Garo: Zoti Berisha është lider historik që e ka treguar veten e vet me të gjitha…

Flutura Açka: Mos flisni për Z. Berisha se nuk e doni ju më shumë se unë, mund ta doni njëlloj, por jo më shumë se unë.

Floriana Garo: Atëherë më çudit shumë se jeni në krah të Bashës./tvklan.al