Ndiqet nga Margot Robie dhe Tom Cruise

Adam Sandler është ylli më i paguar në Hollywood. Por në renditjen e sapo-publikuar të revistës Forbes, Margot Robbie është ngjitur menjëherë në vendin e dytë.

Aktorja 33-vjeçare “Barbie” fitoi 59 milionë Dollarë vitin e kaluar, krahasuar me 73 milionë dollarët e Sandler që zhvilloi një turne për komedinë e tij “Vrasje e mistershme 2”.

Sandler triumfoi falë produkteve të publikuara në Netflix ku ka hedhur gjatë vitit të kaluar 4 vilma.

Renditja e yjeve sheh Tom Cruise në vendin e tretë me 45 milionë dollarë i ndjekur Ryan Gosling dhe Mat Dammon me nga 43 milionë.

Vendin e gjashtë e mban Jennifer Aniston që luan së bashku me Sandler në dhe që vitin e kaluar akumuloi plot 42 milionë.

Mund të duket e habitshme por Leonardo DiCaprio dhe Jason Statham ndajnë vendin e shtatë me nga 41 milionë dollarë.

Renditja me 10 aktorët më të paguar mbyllet nga Ben Afleck dhe Denzel Uashington që është më i moshuari në listë, 69 vjeç.

Pavarësisht suksesit global të “Barbie”, 8 nga dhjetë aktorët në dhjetëshen e parë janë meshkuj.

Tv Klan