Agim Zeka do të vijojë karrierën në Francë. Mesfushori i talentuar i Skënderbeut do të jetë pjesë e Lille. 18-vjeçari pritet të transferohet në klubin e njohur për 300 mijë euro dhe këtë e konfirmon vetë presidenti i klubit korçar, Ardjan Takaj. Zyrtarizimi nga skuadra e re nuk është bërë ende.

Skënderbeu duke parë potencialin e Zekës, i cili është aktivizuar edhe me Kombëtaren U17 dhe atë U19, vendosi të mbajë 20% të kartonit të tij, për të përfituar para të tjera nëse ai transferohet në një tjetët ekip. Futbollisti i lindur në Kosovë është aktivizuar pak me ekipin e parë të Skënderbeut, por ka mjaftuar që të bie në sy.

Agim Zeka fillimisht pritet të jetë pjesë e ekipit të dytë të Lille, për të fituar përvojën e duhur për futbollin francez. Klubi korçar po përfiton shuma të mëdha me transferimet e kryera vitet e fundit.

Tv Klan