Brenda 100 ditëve rreth 110 mijë dokumente do të ofrohen online për qytetarët dhe sipërmarrjen. Kështu deklaroi Ministri i Financave, Arben Ahmetaj teksa vizitoi Zyrën e Punës dhe Qendrën e Formimit Profesional në Vlorë.

“Janë 80 mijë vërtetime apo 30 mijë dokumente që lëshohen nga zyrat e shërbimit kombëtar me 3 tipologji. Ne shumë shpejt ato dokumente do t’i ofrojmë online, pra nuk do të ketë nevojë që të shkojnë në sportelet e shërbimit kombëtar të punës. E gjithë kjo është në kuadrin e deregilimit, vetëm me këtë lehtësim procedure, vetëm me ofrimin e këtyre dokumenteve online, pra jo nëpër sportele, ne i shpëtojmë qytetarëve dhe sipërmarrjes 3,650 ditë pune. Pra 10 vite brenda 1 viti”.

Sipas Ministrit Ahmetaj vetëm në 8 muajt e parë të vitit 2017, nga Zyra e Punës në Vlorë janë punësuar rreth 1800 persona. Ai paralajmëroi një reformim të të gjitha zyrave të punës, sipas modeleve më të mira rajonale.

Tv Klan