3 muajt e parë të 2019-ës shënuan rritje të aksidenteve rrugore. Sipas shifrave që jep INSTAT 48 persona humbën jetën në aksidente ku muaji më i përgjakshëm ishte Marsi ku u regjistrua gjysma e viktimave. Në këtë situatë ekspertët rrugorë kërkojnë ngritjen e një autoriteti mbikëqyrës për të rritur sigurinë rrugore.

Gëzim Hoxha, ekspert rrugor: 

Mungesa e një autoriteti të mbikëqyrjes së sigurisë rrugore është domosdoshmëri ta kemi që të jetë mbi palët, pa përjashtuar edhe Entin e Rrugëve që të çojnë në standarde rrugët.

Gëzim Hoxha, thotë se një autoritet i tillë mund të përcaktojë që nga sinjalistika deri te përcaktimi shpejtësisë së lëvizjes sipas rrugëve.

Gëzim Hoxha, ekspert rrugor: Nuk është normale që është ulur shpejtësia në qytet dhe duhen hequr vizat e bardha, ato duhet të jenë vetëm ku ka këmbësor. Ne kemi 10 veta në vit mesatarisht që na vdesin tek vizat e bardha. Njerëzit nuk duhet të futen në fluksin e qarkullimit të automjeteve, por veten tek vizat e bardha në semafor. Këtu qytetarëve u mungon edukata e sigurisë rrugore, por ka edhe drejtues mjetesh që nuk e dinë se pse e kanë marrë dhe kush ja u ka dhënë patentën dhe përfshihen në aksidente rrugore.

Referuar të dhënave të INSTAT, në 83 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.  Të rinjtë janë ata që përfshin më shumë në aksidente. Ndërsa përsa i përkët numrit të të lartë të aksidenteve të ndodhura, kryeson Tirana, i ndjekur nga Durrësi dhe më pas Fieri.

Tv Klan