Një aksident tragjik i ka marrë jetën 21 vjeçarit shqiptar Xhulio Bilali, i cili udhëtonte nga Cavenago drejt Omate, në provincën e Monzës në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën, rreth orës 19.30, në një kthesë të rrugës kryesore që përshkonte 21 – vjeçari.

Bilali ka humbur drejtimin e automjetit Volkswagen Polo, duke dale në korsinë tjetër të rrugës, ku u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga një 38 – vjeçar italian.

Goditja ka qenë fatale. I riu ka qëndruar për një kohë të gjatë i bllokuar në rrënojat e makinës së tij, e cila nuk njihej më nga përplasja e fortë.

Nxjerrja e tij nga automjeti ka qenë e vështirë edhe për forcat e zjarrëfikësve, vonesë e cila i ka marrë jetën 21 vjeçarit shqiptar.

Pas një kohë të gjatë, Bilali është nxjerrë në fijet e fundit të jetës nga automjeti, por nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë pak kohë pasi ka mbërritur në spital.

Tv Klan

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”117″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]