Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Qesarat, në Sarandë.

Sipas burimeve të policisë, automjeti tip Kamion-Man, me targë SR 7476 B, me drejtues 58-vjeçarin S.B, banues në fshatin Gravë, ka goditur aksidentalisht 80- vjeçarin N.B, banues në fshatin Qesarat.

Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit S.B, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale./tvklan.al