Ish-drejtuesit e lartë të futbollit rrezikojnë dënime të tjera

Vijon të mbetet e nxehtë çështja e korrupsionit për dy ish-drejtues të organeve më të larta të futbollit Europian dhe Botëror. Prokurorët e Konfederatës Zvicerane kanë ngritur aktakuzë për mashtrim ndaj ish-Presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-Presidentit të UEFA-s, Michel Platini. 

Dy të pandehurit akuzohen se kanë organizuar në mënyrë të paligjshme pagesën prej 2.15 milionë dollarëve në arkat e UEFA-s, donacion i depozituar nga FIFA.

Ish-Presidenti i FIFA-s u detyrua të largohej nga zyra e lartë e futbollit në vitin 2015 pas 17 vitesh në krye të futbollit botëror. Ai u ndalua për tetë vjet, më pas u reduktua në gjashtë, për shkelje etike për autorizimin e asaj që prokurorët e quajnë një “pagesë të padrejtë” ndaj Platinit. 

Blatter, 85 vjeç, është mbrojtur gjithmonë duke pretenduar se pagesa për francezin Platini, 66 vjeç, ishte e saktë. Blatter dhe Platini tani do të përballen me një gjyq në gjykatën penale pas disa muajsh. 

Klan News