Përbërësit:

200 ml pana për ëmbëlsira

200 ml qumësht

150 çokokrem

30 gr sheqer

Kinder Bueno

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim qumështin, sheqerin dhe çokokremin dhe e vendosim në zjarr të ulët dhe e trazojmë deri sa bëhet një masë e vetme.

Më pas e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti.

Në një rrahëse elektrike rrahim mirë panën dhe më pas shtojmë dhe masën e përgatitur duke vijuar procesin dhe për disa minuta.

Më pas e kalojmë në pajisjen për përgatitjen e akullores dhe e lëmë për thuajse 30 minuta.

Pasi është gati e vendosim në frigorifer për rreth 1 orë dhe më pas e shërbejmë me copa të Kinder Buenos./tvklan.al