Autoritetet italiane në Torino kanë ngritur alarmin për sasinë e madhe të drogës të sekuestruar në më pak se një vit.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm në Torino është kapur 1 ton kanabis sativa që nga fillimi i vitit 2017.

Vlera e drogës përllogaritet 3 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë. Kjo sasi droge, thotë policia italiane, ishte e destinuar për t’u shitur në rrugët e qytetit. Një sasi rekord që nuk ka ndodhur në historinë e qytetit të Torinos.

Rasti i fundit janë dy operacione ku u arrestuan dy shqiptarë të moshës 25 dhe 30 vjeç, Dorjan dhe Zigur Hametaj.

Sipas hetimeve, rezulton se kjo sasi kanabisi trafikohet nga grupe kriminale që shumica janë shqiptarë.

/tvklan.al