Megjithëse është martuar me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi më 13 shkurt, aktori Tolgahan Sayisman nuk mban rreth martese në gisht.

Media raporton se pas kësaj qëndron një histori shumë prekëse. “HaberTurk” thotë se Sayisman mban në trup unazën që i dhuroi e vjehrra në dasmë, një rreth i cili i përkiste bashkëshortit të saj, babait të Almedës, i cili ndërroi jetë 11 vite më parë.

Gazetari  Mehmet Çalışkan thotë se aktori e ka vendosur në një zinxhir dhe e mban në trup unazë pasi nuk i binte në gisht.

“Tani dua që ta mbash ti këtë unazë”, raportohet t’i ketë thënë nëna e Almedës Sayismanit teksa i dhuronte rrethin e martesës së bashkëshortit të saj të ndjerë, Muhamet Abazi.

 Sayisman është prekur shumë nga ky gjest i vjehrrës. “Edhe vajza edhe unaza e vjehrrit më janë besuar mua, janë amanet për mua”, tha Sayisman duke premtuar se do të kujdesej për to. “Jam shumë krenar që mbaj një kujtim kaq të vlefshëm.” /tvklan.al