Të paktën 32 persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor. Treni i linjës Amtrak, i cili po udhëtonte nga Los Angeles për në Çikago, ka dalë nga shinat ditën e sotme në Kansas.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po trajtohen me ndihmë mjekësore. Sipas zëdhënësit të Amtrak, Craig Schulz, mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ai nuk ka dhënë detaje sa i përket lëndimeve të marra.

amtrak ok

Të 99 pasagjerët e mbetur dhe 14 anëtarët e ekuipazhit u dërguan në një qendër rehabilitimi në Cimarron, ku Kryqi i Kuq dhe agjencitë e tjera kanë dhënë ndihmën e tyre.

Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit, megjithatë kompania e linjës hekurudhore po punon për gjetjen e shkakut të tij./tvklan.al