Dokumente dhe të dhëna të reja historike kanë mbledhur në një konferencë shkencore për figurën e Princ Vidit në Shqipëri, historianët.

Kontributi i tij edhe pse në një periudhë mjaft të shkurtër, vetëm 6-mujore, është parë mes shumë diskutishmesh e dritëhijesh, por qasja edhe ndaj Arkivave Gjermane për këtë periudhë të Historisë, i ka bërë historianët të riflasin sërish.

Në pah dalin marrëdhëniet e brishta të një vendi të vogël para fuqive të madhe, po aq edhe vështirësia për të çuar përpara një shtet të sapodalë nga pushtimi.

Por në pah po ashtu dalin edhe figurat e vendit që Vidi zgjdhoi për të çuar përpara qeverisjen.

Jo vetëm figura e Princ Vidit por edhe shumë të tjerë mbeten të patrajtuar mjaftueshëm.

Si sot 110 vite më parë, fuqitë e mëdha i propozuan princit gjerman Wilhem Wid, për të marrë fronin dhe drejtimin e Shqipërisë, në një kohë kur në Veri e Jug, territoret tona akoma ishin të kërcënuara.

Këto dokumente do të pasqyrohen edhe në Historinë e Shqipërisë, që Akademia e Shkencave ka marrë përsipër ta shkruajë.

Tv Klan