Të fundit në renditje, vetëm 5 pikë të grumbulluara, 7 humbje radhazi në 11 javë kampionat. Ky është bilanci i Korabit, debutues në këtë sezon të Superligës. Megjithatë dibranët  nuk e shohin si paaftësi krejtësisht të tyren.

Dibranët denoncojnë 4 raste ku pretendojnë se u është mohuar e drejta që prej javës së dytë në ndeshjesn Korabi – Skënderbeu, duke përfunduar po në ndeshjen kundër korcarëve në javën e fundit, sipas tyre me dy gola të mohuar.

Klubi do ti drejtohet Federatës Shqiptare të futbollit me një dosje ku do të dokumentojë rastet që ankimon si padrejtësi ndaj ekipit./TvKlan