Arilena Ara shkëlqeu në koncertin Europa Plus në Moskë, ku performoi me hitin  e saj të fundit, “Nëntori”, kënge, e cila u rendit  e treta në edicionit te 18 –të të festivalit Kënga Magjike në Televizionin Klan.

Ne një interpretim mbrëslënes, Arilena ndezi skenën, teksa performoi këngën në shqip dhe në versionin anglisht duke fituar simpatinë e publikut rus.

Këngëtarja nga Shkodra pjesë e spektakleve të televizionit Klan si Gjeniu i Vogël dhe X factor në TV Klan, performoi në Moskë edhe këngë të artisteve me fame botërore si “Lost On You” të LP, “She Wolf” të David Guetta etj.

Prej kohesh, balada “Nëntori” është renditur mes 100 më të mirave në vende si Greqia, Turqia etj.

Këtë vit performuan në skenën e festivalit të Moskës edhe dy këngëtaret me orgjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Tv Klan

https://www.youtube.com//embed/3AvNN-4Hr_Y