Arinjtë polarë rrezikojnë të zhduken pas 100 vitesh. Kështu deklarojnë shkencëtarët dhe fotoja e shkrepur në Kanada e dëshmon më së miri këtë parashikim.

Ky ari polar është fotografuar nga një grup i marinës kanadeze teksa është duke kërkuar ushqim në tokën e acartë. Siç duket edhe në fotografi, ariu polar ka një peshë fizike jo normale dhe sipas tyre kjo është pasojë e ngrohjes globale çka i ka bërë arinjtë të vuajnë në kërkim të ushqimit.

Ata që kanë shkrepur këtë foto nuk kanë hezituar aspak të rrëfejnë se janë prekur emocionalisht teksa shikonin dëshpërimin e mbretit të akullit për të gjetur ushqim.

Ndërsa komentuesit në rrjete sociale kanë komentuar se vdekja mund të duket pikërisht kështu, pa energji, e ngadaltë dhe me dhimbje.

Ngrohja globale krahas zvogëlimit të territorit ku jetojnë këto kafshë po kërcënon jetën e 25 mijë arinjve që gjenden në Polin e Veriut.

Klan Plus