Veliaj: Po përgatitemi për fitoren e PS në 2025, na sulmojnë ata që nuk kanë ngulur një gozhdë për Tiranën
Maj 9, 2024
Në mbledhjen e Asamblesë për Qarkun e Tiranës, drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj, tha se Partia Socialiste po përgatitet për fitoren e Edi Ramës dhe PS-së në vitin 2025. Ai tha se edhe organizimi i sotëm është një përgatitje për atë betejë. “Askush të mos ketë asnjë dyshim, ky nuk është një ushtrim politik, kjo nuk është një stërvitje për nxehje, por kjo është përgatitja për fitoren e Edi Ramës dhe PS-së në vitin 2025, siç i ka hije PS dhe siç i ka hije Qarkut të Tiranës, që do të jetë vendimtar se sa e fortë dhe sa bindëse do të jetë fitorja jonë, për t’i pasur duart e lira, një mendje të...