Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e dosjes së ish – Deputetit Armando Prenga dhe ia kaloi dosjen Gjykatës së Kurbinit.

Ky vendim vjen pasi Prenga hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe ai nuk mund të jetë subjekt i Gjykatës së Lartë. Me mbërritjen e dosjes në këtë gjykatë, procesi do të fillojë nga fillimi, ku palët do të paraqesin dhe njëhere provat e tyre.

Ish – deputeti Armando Prenga u arrestua në Shtator të vitit 2015, pas një konflikti me armë me fisin Çali për pronësinë e Lagunës së Patokut. Mes tyre pati një përplasje me armë në afërsi të Komisariatit të Policisë në Kurbin, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy nga pjestarët e fisit Çali.

Prokuroria e akuzan Prengën për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje.

Tv Klan