kukesKatër zyrtarë të Ujësjellës-Kanalizimeve në Kukës janë arrestuar me urdhër të prokurorisë ndërsa një është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë kryer veprime fiktive në marrjen në dorëzim të ujësjellësit të qytetit të Kukësit.

Prokuroria njoftoi se 5 zyrtarët e vënë nën akuzë i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 344 milionë lekëve të reja ndërkohë që banorët e Kukësit vijojnë të mos furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm.

Ata janë:

1. Zeqir Isaku

2.      Halil Beta

3.      Guri Aliaj

4.      Gazmend Muçaj

5.      R.B.

Ndaj tyre rëndon akuza “Fallsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim, ndërsa gjykata e rrethit gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë së arrestit me burg.

Tv Klan