Një punonjës i Policisë në Portin e Vlorës është arrestuar të shtunën nën akuzat e korrupsionit pasiv.

Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Brendshme në pranga ka përfunduar 29-vjeçari Bledar Shela, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlorë.

Efektivi i pikës se kalimit kufitar dyshohet se i kërkoi 100 euro një shtetasi për të lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk përmbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë në Zonen  Shengen.

Gjatë arrestimit në flagrancë, atij iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kishte regjistruar procedimin penal ne Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me herët, ndërsa pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme. 

/tvklan.al