Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në autostradën e provincës së Potencës për trafikim droge. Lajmi është konfirmuar nga mediat e vendit fqinj.

Idenditeti i 42-vjeçari nuk bëhet i ditur vetëm theksohet se ai është resident në Shqipëri. Gjatë kontrollit të mjetit të tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë kokainë. Sipas mediave, shqiptari do të përfitonte mbi 60 mijë euro nga trafikimi i drogës.

/abcnews.al