Personi që shihni në këtë foto, i identifikuar si Napolon Luca, 23 – vjeç me banim në Tiranë, ishte kthyer në tmerrin e banesave në Tiranë. Vetëm në një javë, ai akuzohet se ka mundur të kryejë së paku katër vjedhje dhe për këtë shkak, ai u arrestua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.3 në kryeqytet.

Por pas shoqërimit të Lucës, vëllezërit e tij Alush, Hajri e Dritan Luca, kanë rrahur 27 – vjeçarin D. SH. i cili është nipi i një prej personave të dëmtuar që kanë denoncuar vjedhjet.

Ata e kanë goditur me sende të forta në trup duke i shkaktuar plagë të lehta. Pas kësaj vëllezërit e Lucës u arrestuan gjithashtu nga policia, për akuzën e kanosjes dhe plagosjes së lehtë me dashje.

Tv Klan