Policia e Beratit  ka marrë informacion se në një banesë në fshatin Çepan mund të kishte armë dhe lëndë narkotike. Gjatë një kontrolli në  shtëpinë e Bashkim Arapaj, banues në Çepan, Skrapar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri  automatik model 56, kalibër 7.62 mm;

2 pushkë sportive;

1 armë gjahu (çifte);

16.5 gram lëndë narkotike kanabis

1071 fishekë modele të ndryshme;

5 krehër pushke model 56;

1 thikë bajonet;

si dhe 1 shënjestër optike.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i Bashkim Arapaj./tvklan.al